Delegacion i Të Gjelbërve Europianë drejt Shqipërisë për të ndjekur protestat: Do të dëgjojmë qytetarët, jo institucionet

Në ditët e ardhshme, një delegacion i Partisë së Të Gjelbërve Evropianë do të vijë në Shqipëri, si pjesë e një vizite të përqendruar te protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, si edhe te çështjet e mjedisit. Këtë e ka bërë të ditur eurodeputetja Cristina Guarda.

Sipas deklaratës së saj, synimi i kësaj vizite është që përfaqësuesit europianë të takohen drejtpërdrejt me qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që të kuptojnë më qartë protestat që po zhvillohen në vend, “pa ndërmjetësim institucional”.

Të lidhura

None found

Guarda nënvizon se këto protesta lidhen me mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, si edhe me kërkesën për një model zhvillimi që të mos mbështetet te interesat private dhe spekulative.

“Po vijmë për t’ju takuar dhe për të kuptuar drejtpërdrejt domethënien e këtyre protestave,” thuhet në mesazhin e saj publik.

Ajo thekson gjithashtu se integrimi europian i Shqipërisë duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës, duke garantuar dinjitet dhe të drejta themelore.

Po ashtu, eurodeputetja vëren se standardet që lidhen me mjedisin dhe të drejtat e njeriut nuk duhen konsideruar të mirëqena, por duhet të mbrohen dhe të forcohen në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo vizitë pritet të sjellë më shumë vëmendje europiane mbi zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri. Protestës do t’i bashkohet edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën e qytetarëve në Tiranë, duke e cilësuar mbrojtjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit si një kauzë me rëndësi të veçantë.

https://www.instagram.com/reel/DaBXjT2RFHU

 


Shtuar 26.06.2026 14:48

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet