Del fotoja, ky është 42-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 42-vjeçari Shkëlzen Velaj. Velaj u qëllua disa herë me plumba pranë shtëpisë së tij, dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Familja e tij ka njoftuar varrimin që do të bëhet sot në orën 17:00 në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Në lidhje me ngjarjen policia ende nuk ka kapur autorët, pasi këta të fundit janë larguer në drejtim të paditur. Dyshohet se ata janë larguar nga By Passi-i i Vlorës pasi aty është gjetur një makinë pa targa, e djegur. Brenda makinës policia ka gjetur një armë kallashnikov që dyshohet se është përdorur për krimin./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 10:48