Deklaratat e Ramës për SPAK/ KLP mbështet prokurorët: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili ka kërkuar nga politika të ndalojë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

Ata kërkojnë nga qeveria që të respektojë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, e rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Ruajtja e këtyre parimeve, është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

Pavarësia e prokurorisë, është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.


Shtuar 12.02.2025 15:56