De Ligt: Tallen se nuk vishem firmato

Matajs De Ligt ka treguar së fundmi se në dhomat e zhveshjes, shokët e skuadrës shpesh e tallin për mënyrën se si ai vishet. Holandezi thekson se nuk i intereson të vishet firmato dhe se kërkon ta respektojnë për atë që bën në fushë.

“Nuk më pëlqejnë veshjet firmato dhe të shtrenjta. Unë jam Matajs, jam vetvetja. Profesioni im është të bëj futbollistin, dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë në dhomat e zhveshjes tallen për mënyrën si vishem, por nuk më intereson.

Më e rëndësishmja është të bëj mirë në fushë, kështu të reepektojnë edhe nëse nuk vishesh në një mënyrë specifike”, u shpreh De Ligt.

 


Shtuar 19.05.2021 12:05

Tags: ,