“Datën e zgjedhjeve e caktoi Basha e Bylykbashi në zyrën time”, Meta: Nëse doni ju jap pamjet

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Madje Meta i ftuar në emisionin “Log” më Abc, shkoi dhe më tej duke thënë se ka video.

“Ky zoteria (Lulzim Basha) qe thote se une genjej, besoj e njohin te gjithe shqiptaret seriozitetin e tij ne raport me te vertetat.
Ky zoteri ne daten 2 qershor 2019 paralajmeroi se ne 8 qershor do behet nami dhe pergjegjesine ta mbaje sovrani. Ndaj per arsyet qe jane bere publike une mora vendimin.
Ky zoteri ka vizituar zyren time dhe daten e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe eshte e miredokumentuar dhe une mund tja u ve ne dispozicion.

13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.

Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor. Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore.

“Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje….”, tha më tej Meta./abcnews.al


Shtuar 2.12.2021 21:49