“Më sulmon se ka marrë urdhër”, Meta: Basha ka bërë dopio lojë me paktin e detit me Greqinë

Presidenti Ilir Meta, nga studioja e emisionit “Log.” në ABC tha se po sulmohet nga kreu i PD-së ulzim Basha pasi ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama.

“Unë mund ta kisha bërë edhe të martën, edhe të enjten por si president i vendit do merrja një përgjegjësi dhe janë të gjitha argumentet në atë dekret,. Kur tjetri të thotë kam hyrë në një udhëkryq dhe nuk i mbaj dot. Duhet një rrugëdalje. Ishin bërë 7 protesta dhe ishin plagosur gjitha ata policë. Iku gishti, iku syri, duhet të ikte edhe jeta?! Nëse do ndodhte ndonjë hata atje, do thonin po ky presidenti çfarë bëri.

Ai ishte në gjendje paniku. Nuk i kontrollonte dot njerëzit se i kishte frymëzuar. Le të thotë ai që nuk ka shkuar në Gjermani. Mua më thanë për të më ndërgjegjësuar se situata po avancon shumë dhe kancelarja më thanë nuk do më të shohë asnjë shashkë në televizionet gjermane. Këtë gjë ia kishin zotërisë se ai bënte protesta jo unë.

Lulzim Basha, ka caktuat datën 13 tetor për zgjedhjet vendore duke u marrë dhe dakordësia e ndërkombëtarëve. Por, nga opozita e atëhershme vetëm Lulzim Basha nuk u regjistrua si forcë politike në KQZ. Cili ishte qëllimi? Kjo gjë favorizoji vetëm Edi Ramën, i cili morri gjithë bashkitë dhe këshilltarët në të gjitha njësit vendore. Kjo është tashmë fakt.

Basha më sulmoi tani se mori urdhër.  Kjo me verën nuk është e vërtetë?! Unë as nuk jam përfshirë dhe as nuk përfshihem në problemet e asnjë force politike. Unë simpatinë për Berishën nuk e kam fshehur asnjëherë. Me atë ke kënaqësi të bashkëpunosh dhe të luftosh. Ia kam thënë Edi Ramës, Petrit Vasilit te ajo dhoma e luleve. Berisha kur thotë po është po, kur thotë jo është jo. Unë me Sali Berishën nuk jam dakord me shumë gjëra, por nuk ndërhyj unë që të ndihmoj Sali Berishën. kjo është çështja e tyre. Ata duhet të zgjidhen problemin e lidershipit sepse e kanë lënë Shqipërinë pa opozitë. Nuk e kam ndihmuar ndonjëherë unë Sali Berishën”, tha Meta.

Meta ka akuzuar Bashën se ka bërë dopio lojë për marrëveshjen e detit me Greqinë.

“Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopjo lojë” tha Meta./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 21:56