Damian Gjiknuri nuk ndalet, merr një tjetër post të rëndësishëm në qeverinë Rama

Pozita e Damian Gjiknurit në qeverinë Rama 3 sa vjen dhe përmirësohet.

Së fundmi, Gjiknuri ka arritur të propozohet edhe në një post tjetër të rëndësishëm, si bashkëkryetar i Komisonin të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që pritet të miratohet në Kuvend me dakordësinë e të gjitha palëve politike.

Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët e PS-së, në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet në një vizitë pune në Skoci.

Deklarata e Ballës: Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri.

Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend.

 


Shtuar 1.11.2021 14:02