Dalin pamjet nga festa e 70-vjetorit të Fatos Nanos (FOTO LAJM)

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka festuar 70-vjetorin e lindjes.

Fotografitë nga festa e organizuar për këtë përvjetor të kryesocialistit, janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali.

Krali, i cili është nip i ish-kryeministrit Nano, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se rrugëtimi i tij nuk do të kishte qenë i njëjtë pa mbështetjen dhe këshillat e zotit Nano.

Postimi i plotë:

Mentori im!

Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!

Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!

Shëndet e jetë të gjatë!/albeu.com/