Albeu.com ka siguruar pamjet nga aksidenti në Berat, ku drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari nga Lezha Leon Simoni, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, Fiat Punto.
Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke u shkaktuar dëmtime të rënda.
Të plagosurit janë, Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat, ndodhen në gjendje të rëndë. Mësohet se 63-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë gjatë natës në Spitalin Ushtarak.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se drejtuesi i Benzit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia është në pritje të rezultateve të analizave të gjakut që iu bën Simonit pas aksidentit.