Publikohen pamjet e kontrolleve në Vlorë të ndërmarra në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” që çoi në pranga një 35-vjeçar me tre identitete, pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.
Kontrollet u krye në Vlorë. Policia njoftoi sot (17 shkurt) se arrestoi Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, me të cilët dyshohet se planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë.
Ndërkohë në gusht të vitit 2023 ra në pranga Amarildo Nikolli nga Shkodra, I cili dyshohet se do të ishte ekzekutori. Policia sekuestroi dhe armën silenciator me të cilën dyshohej se do të kryhej ekzekutimi.