Një përleshje e papritur mes tre personave në kryeqytet ka përfunduar në dhunë fizike dhe përdorim të armëve të ftohta, duke lënë pas një të lënduar.
Burimet e para bëjnë të ditur se pas një debati për shkaqe ende të paqarta, njëri prej të rinjve të përfshirë në konflikt ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin nga të tjerët.
Të lidhura
None found
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, pas trajtimit nga mjekët, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
