Në sheshin e Podujevës, këtë të hënë, Shoqata “Roja e Kohës” organizoi një protestë pas incidentit të fundit me armë zjarri në qytet, nga i cili u plagosën katër persona, përfshirë edhe një kalimtar të rastit.
Të lidhura
None found
Protestës iu bashkuan disa qytetarë, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për shtimin e rasteve të dhunës dhe përdorimin e armëve në ambiente publike.
Gjatë tubimit, organizatorët kërkuan angazhim të përbashkët nga institucionet dhe shoqëria për të parandaluar ngjarje të tilla, duke insistuar në marrjen e masave konkrete për garantimin e sigurisë.
“Bashkërisht të punojmë dhe veprojmë që të mos ndodh që gjakderdhja të ndodh në rrugët dhe as në familjet tona. Prandaj, stop dhunës, stop gjakderdhjes, stop vrasjeve në Kosovë”, u tha gjatë protestës.
