MPJD u kërkon qytetarëve të Kosovës të shmangin transitin përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të vijnë në Kosovë, që të zgjedhin rrugë alternative dhe të mos kalojnë nëpër Serbi.

Të lidhura

None found

Sipas MPJD-së, ky apel është përsëritur vazhdimisht për shkak të rasteve të shpeshta të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe.

Sezoni i pushimeve ka rritur ndjeshëm numrin e mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës përmes Serbisë. Pak ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Osmam Selmanin, nën dyshimet e Serbisë për krime lufte të pretenduara në vitin 1999.

Nga kjo pikë kufitare kalojnë dhjetëra mijëra bashkatdhetarë tanë, ndërsa gjatë viteve të fundit janë regjistruar edhe shumë incidente, të cilat kryesisht lidhen me kontrolle më të gjata dhe marrje në pyetje.

Vetëm brenda dy viteve të fundit janë raportuar edhe arrestime, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë të lidhura me akuza për thyerjen e rendit kushtetues të republikës së Serbisë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili thotë se duhet treguar kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi.

MPJD thekson se, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, monitoron dhe trajton çdo rast që raportohet nga qytetarët ose familjarët e tyre, ndërsa njëkohësisht ka njoftuar vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi.


Shtuar 6.07.2026 23:32

Tags: , , ,
HoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetbetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobet