Dalin pamjet, brenda shtëpisë ku Bill Gates dhe ish e dashura pushonin çdo vit (FOTO LAJM)

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda janë divorcuar pas 27 vitesh martesë.

Pas ndarjes, detaje të “çuditshme” janë mësuar për marrëdhënien e çiftit që tashmë është kthyer në kryefjalën e mediave. Të huajat shkruajnë se Bill dhe Melinda kishin bërë një marrëveshje së bashku për martesën e tyre, e cila përfshinte një javë në vit pushime për Bill me ish-të dashurën e tij, Ann Windbal.

Bill dhe Ann Winblad ishin të lidhur në vitet 80 por u ndanë në 1987, të njëjtin vit kur u takua me gruan e ardhshme Melinda.

Së fundmi, janë mësuar detaje të reja përsa i përket vendodhjes së pushimeve të tyre, ku u mësua se dyshja arratisej në një vilë plazhi në Karolinën e Veriut, e cila ka katër dhoma gjumi, ballkon me pamje nga oqeani, si dhe një shteg privat për plazh.

Ndiqni fotot më poshtë

 

Ato ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Bill Gates, i cili njoftoi ndarjen në nëpërmjet një postimi në “Tëitter”.

Ky divorc, megjithëse mund të konsiderohet një nga më të shtrenjtit dhe më të kushtueshmit në histori, nuk është më i madhi. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019 pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.

Shtuar 6.05.2021 02:05