Arben Imami i prerë ndaj Bashës: Dorëhiqu ose do të ketë ndeshje!

Të shumtë janë demokratët të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të tyre, Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Në një konferencë për mediat, ish-ministri Arben Imami tha se e vetmja rrugë që i shërben partisë dhe vendit është dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha, përndryshe ai paralajmëroi një “ndeshje serioze”.

Imami theksoi se grupi për PD-në po thërret arsyes, ndërsa solli në vëmendje dorëheqjet e Fatos Nanos dhe Sali Berishës pas humbjeve të zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vodhën votat, jo dy hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament, do ti futet një fushate. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Politike. Nuk është ndeshje demash.

Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke humbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin. Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit. E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të humbura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lufta”, tha Imami.

Demokratët janë bërë pjesë e nismës “Për PD-në” dhe vazhdimisht kërkojnë dorëheqjen e Bashës.


Shtuar më 6.05.2021 14:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş