Dalin fotot! Vrasja në Lushnjë, si klienti “sharroi” me plumba babë e bir pas debatit në lokalin (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lushnjë ku një shtetas, ka qëlluar me breshëri arme zjarri mbi babë e bir në një lokal.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se babë e bir, pronarë të lokalit janë qëlluar me armë zjarri nga një klient i tyre pas një konflikti të çastit në ambientet e lokalit.

Autori i këtij krimi të rëndë është  Sofokli Shani, i cili qëlloi me automatik babë e bir, Rako Qorrin, 62 vjeç dhe Kejdi Qorrin, 31 vjeç.

Autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku.

Babai ka ndërruar jetë, ndërsa i riu pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë  kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

 


Shtuar 3.06.2021 08:33