COVID/ Bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes nga Covid-19 dhe 47 infektime të reja.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që informon se janë kryer 3.482 testime.

Kujtojmë se në Kosovë janë regjistruar edhe raste me omicron, ku para pak ditësh ishin 9 të infektuar me variantin e ri./albeu.com/


Shtuar 1.01.2022 15:22