Covid-19 në Shqipëri: Sot, asnjë vdekje dhe 114 të infektuar

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë njofton se 114 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 842 testime.

Në të gjithë vendin janë 851 qytetarë aktivë me Covid19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Njoftimi i MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 842 testime, 114 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 128 të shëruar në 24 orët e fundit

20 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 114
Të shëruar në 24 orë 128
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 842

Testime totale 1,975,712
Raste pozitive 330,569
Raste të shëruara 326,129
Raste Aktive 851
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 430
Shkodër 101
Elbasan 75
Fier 54
Vlorë 54
Durrës 34

Berat 24
Gjirokastër 24
Korçë 19
Dibër 18
Lezhë 17
Kukës 1