Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re, si pasojë e një cikloni vdekjeprurës që ka pushtuar vendin javën e fundit.
Ndërkohë autoritetet kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment, pasi fati i mijëra njerëzve mbetet ende i paditur pas motit ekstrem që goditi vendin.
Të lidhura
None found
Më shumë se 5,600 njerëz kanë humbur kontaktet me të afërmit apo miqtë që kur cikloni goditi vendin.
Policia beson se shumica e tyre thjesht nuk kanë akses në rrjetet e komunikimit, por frika po rritet për fatin e rreth 10 personave të zhdukur.
Pothuajse 62,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Po punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga cikloni. Kryeministri i vendit, Chris Hipkins siguroi se operacioni për gjetjen e personave të zhdukur dhe për lehtësimin e të prekurve vazhdon ditë e natë./albeu.com/
