Çifti i famshëm turk do të bëhën sërish me fëmijë (FOTO LAJM)

Çifti i famshëm turk, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, do të bëhen sërish prindër.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se aktorja është sërish shtatzënë. Ndonëse çifti nuk e ka konfirmuar ende publikisht lajmin, Gazete Magazin raporton se Evcen është në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019. Ata mirëpritën në jetë një djalë me emrin Karan. Çifti, miqësia e të cilave nisi në xhirimet e serialit Çalıkuşu, u shndërrua në dashuri, u martuan në vitin 2017. Buraku i bë i famshëm në Shqipëri me rolin e Kemalit në serialin Kara Sevda (Dashuri e pafund).