Carlos Tevez zyrtarizohet si trajner në Argjentinë

Carlo Tevez tashmë zyrtarisht ka marrë në dorë frenat e Rosario Central, klub që është pjesë e elitës argjentinase.

Ish-lojtari i Boca Juniors ka firmosur kontratë 2-vjeçare ndërsa në Argjentinë sezoni sapo ka nisur dhe Rosario e Tevez pas katër ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm katër pikë.

Tashmë, në klub shpresojnë që Tevez të sjellë një frymë dhe mentalitet të ri, ndërkohë që ish-futbollisti pretendon të përsërisë edhe si trajner, karrierën e pasur që krijoi në rolin e futbollistit ku fitoi shumë trofe prestigjiozë në Europë ndërsa ishte një nga lojtarët më të dashur nga tifozeritë përkatëse. /h.ll/albeu.com

Shtuar 22.06.2022 07:48