“Shkrumbohet” nga flakë gjatë natës një makinë në Delvinë

Një makinë është djegur gjatë natës në Delvinë.

Pak pas mesnate rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”, mjeti tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit L.K është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com

 

Shtuar 22.06.2022 08:14