Modeli i ri i formatit të Champions League pritet të ketë ndryshime.
Në pritje të një njoftimi zyrtar, “The Times” ka zbuluar disa detaje se si do të jetë ky format i cili është marrë si vendim nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Duke filluar nga viti 2024, formati i ri do të shkojë nga 32 në 36 ekipe dhe do të ketë tetë ndeshje të garantuara në grup në vend të gjashtë që kanë qënë deri më sot.
Dy nga katër vendet shtesë do t’u jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupa në sezonin e kaluar. Sipas asaj që rezulton, do të shpërblehen dhe ato ekipe që kanë bërë mirë në kupat e ligave të tyre përkatëse. Zgjedhjet u arritën përmes një kompromisi me klubet dhe me idenë për t’u larguar sa më shumë nga formati elitar i Superligës.
Sipas “Times”, në fund të fundit, dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesë në Neë Champions do të zgjidhen sipas një kriteri ekskluzivisht “meritokratik”. Në mënyrë të detajuar, do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane: pikët totale pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane. Një sistem koeficientësh që lidhet vetëm me performancën dhe jo me historinë, me renditjen e UEFA-s të pesë viteve të fundit ose me blazonin e klubeve./ h.ll/albeu.com