Ja kush janë emrat e përfolur deri tani për Presidentin e ri (Lista)

Për ditë me rradhë është përfolur për presidentin e ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Kushtetuta përcakton se për zgjedhjen e Presidentit Kuvendi mund të votojë deri në 5 raunde dhe nëse dështon atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të reja. Por, ndryshimet e fundit në Kushtetutë e minimizojnë fare këtë mundësi pasi në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti mund të zgjidhet me 71 vota nëse gjatë tre raundeve të para ku janë siguruar shumica e cilësuar me 84 vota.

Deri më tani maxhoranca nuk ka propozuar ndonjë emër, ndërkohë që nuk ka përjashtuar askënd, kurse opozita ka të parapëlqyer Neritan Cekën dhe Visa Zhitin.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes dhe aktualisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Valentina Leskaj e shkëputur nga politika aktive që prej vitit 2017, ndërsa ka mbajtur një profil intelektual.

Pandeli Majko vjen me një karrierë të gjatë politike, teksa ka mbajtur dy herë postin e kryeministrit dhe disa poste ministrash.

Fatos Nano, ish-lideri socialist nuk mund të mbetej jashtë kësaj liste. Me një karrierë të gjatë politike ai e ka pasur një ambicie të hershme zgjedhjen në krye të Presidencës.

Koloneli Dritan Demiraj është gjithashtu një tjetër emër i propozuar nga shoqata “Vatra” për President të Republikës.

Pjesë e listës prej 12 kandidatësh është bërë edhe pretendenti për fronin mbretëror Leka Zogu II.

Një tjetër emër i përfolur ditët e fundit është edhe ai i diplomatit Zef Mazi, i cili prej gati një viti drejton edhe procesin e integrimit në BE për qeverinë shqiptare.

Ish-kreu i PD Basha është përfolur se do të jetë mes kandidaturave, por kjo është mohuar nga kryeministri Rama.

Një tjetër kandidate që është bërë pjesë e diskutimeve mediatike është edhe ai i ish-deputetes dhe ish-ministres demokrate, Majlinda Bregu.

Pjesë e listës së kandidatëve është bërë edhe ambientalisti, Sazan Guri. Ky i fundit është vetëofruar për të qenë kandidat për kryetar shteti.

Ndër emrat më popullor në sondazhe është përzgjedhur historiania shqiptare zonja Elena Kocaqi./albeu.com

Shtuar 10.05.2022 15:41