Çfarë po ndodh pranë lumit Siversky Donets dhe lëvizja që pritet të bëjë Rusia

Rusia besohet se ka humbur një batalion të tërë të trupave të saj në një përpjekje të dështuar për të kaluar lumin Siversky Donets, raporton BBC.

Lumi rrjedh nëpër rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, të cilat kohët e fundit kanë qenë objektivi kryesor ushtarak i Rusisë.

Megjithë humbjet në kalimin e lumit Siversky Donets, forcat e Moskës duket se po fitojnë në këtë zonë:

-Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka përqendruar pjesën më të madhe të përpjekjeve të saj ushtarake në Izyum dhe Severodonetsk, dy qytete afër vendndodhjes së kalimit të dështuar të lumit.

-Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai thotë se trupat ruse kanë sulmuar Rubizhne dhe dy territore të tjera në periferi të Severodonetsk në një përpjekje për të rrethuar qytetin e madh.

-Forcat ruse ka të ngjarë të nisin një sulm në Severodonetsk në ditët në vijim, tha Instituti për Studimin e Luftës në analizën e tij të luftës.

-Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat ruse janë tërhequr nga Kharkiv, në veri, dhe ka të ngjarë të rivendosen në lumin Siversky Donets për të zëvendësuar humbjet e trupave./albeu.com


Shtuar 13.05.2022 14:35