“Çfarë ishte kjo?!” Momenti kur banorët e Big Brother dëgjojnë të shtënat, Qetsori: Kallash!

Një sulm me armë ndaj ambienteve të Top Channel ka lënë viktimë 60-vjeçarin Pal Kola, i punonte si roje në televizion.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja dhe në Golem të Kavajës është gjetur e djegur makina e autorëve, me armën brenda saj.

Ndërkohë, më pak se 200 metra nga aty ndodhet shtëpia e Big Brother dhe disa prej banorëve duket se i kanë dëgjuar të shtënt.

Konkretisht Qeetsori dhe Krsiti, të cilët ishin zgjuar duke biseduar.

Gjatë bisedës së tyre Kristi dëgjon të shtënat dhe pyet i habitur çfarë ishte, ndërsa Qetsori thotë disa herë si ishin të shtëna me kallash.