Opozita sërish u rikthye në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhës përballë Kryeministrisë.
Tubimi zgjati vetëm 26 minuta, teksa mbajtën fjalën disa qytetarë, zyrtarë dhe deputetë të PD-së.
Por ajo që ra në sy është mungesa e kryedemokratit Sali Berisha, i cili sot nuk ishte i pranishëm në “Foltoren”, të cilën e paralajmëroi në rrjetet sociale.
Arsyeja e mungesës së Berishës në këtë tubim, lidhen me faktin se kryedemokrati ka udhëtuar në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Partia Demokratike mbajti protestën kombëtare, ku fjalën përmbyllesë e mbajti Berisha.
