Çfarë i bëri bashkë sot, Ramën, Metën dhe Bashën

Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvit të ri të besimtarëve katolikë për Kryedioqezën Tiranë-Durrës ka bërë bashkë krerët e politikës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoninë që u mbajt sot në Katedralen e Shën Palit, ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kujtojmë se raportet me të tre krerëve të politikës janë të tensionuara. Kreu i PD-së Lulzim Basha, i quan pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” ku sipas tij Rama, Meta dhe Berisha janë brinjët. Rama e quan Bashën “kufomë politike” për shkak të përplasjes së ku i fundit kë me Berishën për selinë blu. Ndërsa Meta po pret që të heqë “kostumin e presidentit” që të rikthehet në krye të LSI-së./albeu.com


Shtuar 22.01.2022 12:03