Shuhet legjenda e Partizanit Robert Jashari

Sot është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit të ekipit Partizanit dhe kombëtares shqiptare Robert Jashari.

Lajmi u përcoll nga familjarët e të ndjerit.

Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit.

Gjysmëshekulli më parë, në Belfast, Irlandë e Veriut-Shqipëri 4-1. Pikërisht më 7 maj 1965, sapo ka filluar fraksioni i dytë (2-0 për vendësit), e 51-të, Jashari ka shfrytëzuar një kombinim në zonë, ka goditur dhe rrjetë në portën e Xhenings. Takimi ka përfunduar 4-1, madje me protagonist edhe Xhorxh Bestin, autori i golit të katërt.

Jashari debutoi me kombëtaren e Konçit në ndeshjen Holandë-Shqipëri 2-0, në Roterdam, në maj të vitit 1964, dhe të fundit me ngjyrat kuqezi e ka pikërisht në Belfast, duke arkivuar një gol dhe 5 takime zyrtare me përfaqësuesen. I pranishëm në turnetë me Olimpike të kohës dhe, në të gjitha takimet për Kupat e Europës, ato Ballkanike, luajtur nga Partizani në harkun e viteve ’60-’70.

Nga golat e shumtë spikat goli ndaj ekipit Luftëtari të Gjirokastrës, një kryeveper akrobatike. Në pamundësi për të goditur topin pasi ishte i lartë, në një çast të vetëm, falë intuitës dhe aftësive individuale, ka shpikur goditjen akrobatike me thembër: me duart e vendosura në tokë dhe këmbët lart, ka kryer goditjen e rrallë dhe gol ashtu siç shënonte portieri i famshëm, Higuaita.

Robert Jashari ka qënë 3 herë golashënues i kampionatit shqiptar me ekipin e Partizanit.

Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren e futbollit ka zhvilluar 7 ndeshje në total.

 


Shtuar 22.01.2022 12:01