Çështja “Revanshi” – GJKKO jep 31 vite burg për 5 pjesëtarët e grupit kriminal (EMRAT)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin ndaj pesë pjesëtarëve të një grupi kriminal, në një proces që u trajtua si pjesë e dosjes së gjerë hetimore të koduar “Revanshi”.

Të akuzuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar, çka bëri që dënimi për secilin prej tyre të përgjysmohej pjesërisht, me ulje me një të tretën. Sipas vendimit të GJKKO-së, Adrian Pikli, ish-efektiv i forcave speciale RENEA, dhe Devis Bajramaj u dënuan fillimisht me nga 10 vite burg, por kjo masë u reduktua në 6.8 vite burg për secilin.

Të lidhura

None found

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, si edhe Edison Muçeku, u ndëshkuan fillimisht me nga 8 vite burg, që pas aplikimit të uljes u kthyen në 5.4 vite burg. Ndërkohë, Armando Ndreca mori dënimin më të rëndë nga grupi, me 11 vite burg, të cilat përfundimisht zbritën në 7.4 vite burg.

Këta persona u deklaruan fajtorë për disa vepra të rënda penale, duke nisur nga sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjesh, te kultivimi i bimëve narkotike dhe armëmbajtja pa leje.

Dosja e SPAK dhe akuzat konkrete për secilin episod:

Nga veprimet hetimore dhe provat e mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, u dokumentuan aktivitetet kriminale të zhvilluara në periudhën 2020–2021:

Atentati në Tapizë: Më 4 nëntor 2020, te Ura e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja, në bashkëpunim me persona të tjerë, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Planifikimi i vrasjeve: Gjatë muajve maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet e nevojshme me synimin për të vrarë shtetasin Hamza Terziu. Ndërsa në periudhën korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca siguroi mjetet për eliminimin e shtetasit Durim Bami.

Trafiku i drogës: Në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi një grup kriminal që arriti të prodhonte dhe shiste 243 kilogramë kanabis sativë në zonën e Lezhës.

Trafiku i armëve: Në vitet 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, u përfshinë në shitjen e paligjshme të armëve dhe municioneve luftarake, të cilat ua shisnin edhe personave me precedentë të rëndë penalë.


grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş