Çela e pranon: Shumë shtete nuk na kthejnë përgjigje për çështjen e dekriminalizimit

Në një prononcim për mediat, kryeprokurori Olsian Çela është shprehur se se shumë shtete nuk i përgjigjen kërkesave të bëra nga drejtësia shqiptare për çështjen e dekriminalizimit.

Pas përfundimit të mbledhjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku raportoi për raportin vjetor, Çela tha se ka munguar bashkëpunimi sa i takon kësaj çështje.

“Shumë shtete nuk na kthejnë përgjigje për çështjen e dekriminalizimit”, tha Çela.


Shtuar 13.04.2023 12:51