Ceferin për katër klubet: Të zgjedhin mes Championsit dhe Superligës Europiane

Krijimi i Superligës Evropiane është tema më e debatuar pëtr momentin në botën e futbollit.

Projekti i kompeticionit të ri është drejt dështimit, teksa tetë prej 12 klubeve themeluese janë tërhequr pas kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Të palëkundur janë Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi.

Tërheqje përfundimtare nuk ka bërë as Milani, që është pro Super League, por kërkon të shihet edhe njëherë projekti, që duhet të ketë dakordësi totale.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka sulmuar këta katër klube në prononcimin e dhënë për Associated Press.

“Është e qartë që katër klubet duhet të vendosin nëse janë pjesë e Super League apo Champions League. Nëse duan të jenë pjesë e turneut të parë, atëherë ata nuk mund të luajnë në Champions League“, theksoi slloveni, kreu i futbollit evropian prej shtatorit të vitit 2016.


Shtuar 23.04.2021 22:51