Borxhi i Becchetti-t, Basha: Do t’i paguajnë ata që i kanë shkaktuar dëmin jo taksat e shtetit (VIDEO)

Lulzim Basha i ftuar në Zonë e Lirë komentoi gjobën që i detyrohet shteti shqiptar Becchettit. Ai tha se  nuk do lejojë që 120 milion eurot të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

“Jo nga buxheti i shtetit, por prmes instrumentave të tjera që shtetet e tjera i kanë përdorur, nga ata që i kanë shkaktuar këto dëme. Ne do kalojmë ligje që sot i kanë vende skandinave … Nuk kam gjë personale, por mendon se do lejoj 120 milionë euro të dalin nga paratë e shqiptarëve? I kemi gati praktikat më të mira botërore të cilat do bëjnë një gjë; kur një individ me pushtet dëmton me vetëdije interesat e publikut, nuk do paguajë publiku, por vet ai”, tha Basha.

Shtuar 23.04.2021 10:04