Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet familjarisht për pastrim parash ish-shoferi i Ardi Veliut

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për disa policë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi kriminal.

Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

Burime bëjnë me dije se është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizi, gruaja e tij dhe vazja e tij, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Pjesë e personave të rënë në “rrjetën” e SPAK dyshohet se janë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve punonin në Portin të Durrësit.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar për veprën e pastrimit të parave, ku janë sekuestruar para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

Gazetari Elton Qyno thekson se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizi shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave./albeu.com/