Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se, sipas vlerësimit të tij, procedura për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, ishte në përputhje me rendin kushtetues.
Të lidhura
None found
Duke folur në Edicionin Special në Klan Kosova, ai theksoi se votimi i deputetëve në rundin e parë kishte nisur para mesnatës dhe se të gjitha votat ishin hedhur në kuti deri atëherë. Sipas tij, rëndësi ka edhe fakti që nuk u desh të zhvillohej një rund i dytë.
Cakolli u shpreh se praktika dhe jurisprudenca krahasimore evropiane, së bashku me një interpretim pozitiv të normës, ka shumë gjasa ta përligjnin vendimin e Kuvendit. Ai tha se norma nuk duhet matur deri në sekonda dhe se, sipas vlerësimit të tij, vendimi do të shpallej kushtetues. Fakti që rundi i parë nisi brenda afatit kohor dhe që votat u hodhën në kuti deri në mesnatë, shtoi ai, do të kishte padyshim ndikim në këtë vlerësim.





