Gjatë ditës së sotme, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Priten vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa kthjellimet do të shfaqen kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.
Në një pjesë të madhe të territorit, vranësirat do të sjellin herë pas here reshje shiu me intensitet të ulët.
Të lidhura
None found
Në veri dhe pjesërisht në qendër, reshjet mund të marrin herë pas here formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga juglindja drejt verilindjes, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Përgjatë bregdetit dhe në lugina, ajo pritet të arrijë deri në 20 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.






