Britani: Mutacioni indian ‘kërcënon’ daljen përfundimtare nga bllokimi

Dalja e Britanisë së Madhe nga përfundimisht nga bllokimi është në pikëpyetje për shkak të mutacionit indian, i cila ka rritur numrin e infketimeve, informon albeu.com.

Kryeministri Boris Johnson shpreh dyshime nëse 21 qershori do të jetë “dita e lirisë” për Anglinë, ashtu siç ishte planifikuar.

Ai pranoi se duhen më shumë të dhëna për të vendosur nëse do të ketë një heqje të plotë të masave, ndërsa ministri i Shëndetësisë ka thënë se është akoma shumë herët, informon albeu.com.

Nga ana tjetër, edhe shkencëtarët kryesorë bëjnë thirrje për shtyrje të masave, për shkak të transmetimit të madh të variantit B.1.617.2

Dje, Britania regjistroi 3.180 raste të reja me koronavirus, i cili është numri më i lartë i rasteve që prej 12 prillit./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 16:40