Braithwate shënon gol pa e kuptuar te Barcelona, trajneri 33-vjeçar nuk i beson syve (VIDEO)

Barcelona zhvilloi miqësoren kundër Salzburgut në ndeshjen që përfundoi në shifrat 2-1 për austriakët. Vendasit shënuan të parët me Sucic në minutën e 43. Ndërkohë trajneri i Barcelonëe zgjodhi aktivizimin e Braithwate në minutën e 64 duke e preferuar para Manajt.

Sulmuesi danez shënoi në të 83 pa e kuptuar as vetë pas devijimit të papritur me topin që shkoi në rrjetë. Kjo ndeshje u përjetua si finale Champions League për trajnerin 33-vjeçar të Salzburg, Jasile. Në golin e Braithwate nuk i besoi syve, ndërsa reagimet e tij e kalonin shpeshherë qëllimin e ndeshjes.

Megjithatë e kuptueshme, luhej ndaj Barcelonës dhe fitorja vlen shumë qoftë edhe në miqësore. Goli i fitores për Salzburg u shënua nga Aronson në minutën e fundit. Sa i përket Manajt, lojtari u aktivizua në minutën e 86 dhe nuk kishte mundësi për të lënë gjurmë. /Sport Ekspres/

 

 


Shtuar 4.08.2021 21:40