Zgjedhjet në Francë, si mund të ndalet Jordan Bardella drejt postit të Kryeministrit

Pas suksesit të së djathtës ekstreme, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë, pritet se çfarë do të ndodhë në raundin e dytë që do të zhvillohet më 7 korrik.

Nuk dihet nëse centristët e Emmanuel Macron dhe Fronti i ri Popullor, një koalicion që përfshin të majtët deri te komunistët, do të arrijnë të ndalin “Tubimin Kombëtar”.

49.5 milionë votuesit francezë janë të ftuar sërish në kutitë e votimit këtë të diel, më 7 korrik, për raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative.

Ata do të duhet të zgjedhin 499 deputetë, pasi 76 u zgjodhën në raundin e parë pasi kishin marrë 50% të votave.

Gjithçka do të varet nga mobilizimi i votuesve. Në raundin e parë të zgjedhjeve u vendos një rekord pjesëmarrjeje, më i larti në 40 vjet, duke favorizuar kandidatët e Tubimit Kombëtar. Dhe duket se mënyra e vetme për të ndalur fitoren e ekstremit të lartë është pikërisht kjo, pjesëmarrja e ulët në raundin e dytë.

Sot pritet të përcaktohet se në sa zona do të ketë një garë mes 3 kandidatëve, ndërkohë që rreth 200 kandidatë të Frontit të ri Popullor dhe centristëve të Macron janë tërhequr nga gara, si një mënyrë për të mos përçarë votat, që automatikisht favorizojnë kandidatët e “Tubimit Kombëtar”.

Kandidatët e tubimit kombëtar kaluan raundin e parë në 485 nga 577 njësitë zgjedhore. Kjo është ajo që justifikon parashikimet e zgjedhjeve nga institutet e ndryshme, për të cilat RN mund të ketë, në fund, një gamë deputetësh të vendosur midis 220 (minimumi) dhe 280 (maksimumi, pra nëntë mandate më pak se shumica absolute prej 289).

Tubimi Kombëtar i Jordan Bardella-s ka fituar një aleat, Eric Ciotti.

Nëse nuk merr shumicën absolute prej 289 vendeve në asamble, Tubimi Kombëtare do të duhet të kërkojë mbështetje, a priori nga e djathta, përmes premtimeve për portofol ministror për shembull.

RN do të përjashtojë gjithashtu disa nga kandidatët e saj për të ndihmuar rizgjedhjen e deputetëve konservatorë, të cilët më pas do t’i detyrohen asaj një borxh. Por a do të mjaftojë kjo?

Shikoni shifrat: Tubimi Kombëtar dhe aleatët e tij mund të marrin nga 230 deri në 280 vende të dielën më 7 korrik. Fronti i Ri Popullor midis 125 dhe 165, duke përfshirë 70 për LFI, kampi presidencial do të kishte midis 70 dhe 100 vende, Republikanët/djathtas të ndryshëm midis 41 dhe 61, majtas të ndryshme midis 11 dhe 19 vendesh. Një kategori e fundit mbledh të pavarur të aftë për të fituar nga 22 deri në 30 vende.

Në të gjitha rastet, një shumicë absolute duket e pamundur. RN, nga ana tjetër, mund ta gjejë veten të kapërcyer nga një koalicion më i madh.


Shtuar 2.07.2024 18:04