Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore ruse po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme

Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje kompanive ajrore që ende kalojnë përmes hapësirës ajrore ruse të tregohen të kujdesshme, në një kohë kur Ukraina ka shtuar përdorimin e dronëve kundër objektivave në brendësi të Rusisë.

Të lidhura

None found

“Duam të paralajmërojmë çdo kompani ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo sigurues dhe këdo që ende përdor aeroportet kryesore ruse: qielli rus po bëhet plotësisht i rrezikshëm”, deklaroi presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes të së martës.

Zelensky theksoi se operacionet ukrainase nuk kanë si objektiv aviacionin civil. “Ukraina nuk kërcënon aviacionin civil si të tillë – asnjë avion civil. Thjesht do të ketë dronë në qiellin e Rusisë në një shkallë që duhet të merret parasysh”, u shpreh ai.

Ai shtoi se “lufta e nisur nga Rusia po mbyll qiellin e saj”, duke ua drejtuar mesazhin në mënyrë të veçantë kompanive që vazhdojnë fluturimet në aeroportet e qyteteve të mëdha ruse, mes tyre Moska dhe Shën Petersburgu.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka përshkruar deklaratat e Zelenskyt si një “deklaratë të terrorizmit shtetëror” dhe ka sinjalizuar se Moska do të vijojë fushatën e sulmeve ndaj Ukrainës.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kirgistan, Putin deklaroi: “Ata po na kërkojnë të rifillojmë negociatat… por me terroristët nuk negociohet”.

Reagimi i tij vjen ndërsa luftimet dhe bombardimet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë me intensitet. Sulmet e rënda të së hënës shkaktuan 12 viktima, ndërsa ushtria ruse ka njoftuar se po përgatitet për goditje “masive” ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Putin pranoi se sulmet ukrainase kanë prekur infrastrukturën në territorin rus, por pretendoi se vetëm rreth 10% e kapaciteteve të rafinerive të naftës kishin mbetur për t’u riparuar.


Shtuar 2.09.2026 10:04

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet