Zelensky konfirmon: Aleatët do të dërgojnë avionë F-16 në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar SHBA-në, Danimarkën dhe Holandën për dhurimin e aeroplanëve F-16.

Në një mesazh në platformën X, ai falënderoi vendet për marrjen e “hapave praktikë” për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, si dhe Belgjikën dhe Norvegjinë për angazhimin rreth transferimit të aeroplanëve.

“Ky është një sinjal i qartë se aftësia e Rusisë për të terrorizuar popullin, qytetet dhe komunitetet e Ukrainës do të vazhdojë të zvogëlohet”, shkroi ai.

Më herët në samitin e NATO-s në Uashington, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se transferimi i F-16 nga SHBA, Danimarka dhe Holanda ishte “në proces”.

https://x.com/ZelenskyyUa/status/1811035921988407463


Shtuar 10.07.2024 22:51