VIDEO/ Zbulohet misteri i shpërthimit të fuqishëm në Azerbajxhan

Një shpërthim i fuqishëm në detin Kaspik, pranë Azerbajxhanit mbrëmjen e djeshme frikësoi mjaft banorët vendas.

Fillimisht ishin autoritetet azere që deklaruan se bëhej fjalë për një vullkan që shpërtheu papritur dhe u shoqërua me një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Ata mohuan edhe të kishte ndonjë avari në njësitë e nxjerrjes së gazit të kompanisë “SOCCAR”.

Ndërkohë, gjithçka u zbulua sot në mëngjes kur autoritetet fotografuan një ishull që u formua nga dalja e llavës dhe baltës nga thellësia e tokës. /abcnews.al


Shtuar 5.07.2021 10:51

Tags: