Po bën mirë në Euro 2020, Olmo kthehet në prioritet për Real Madridin

Dani Olmo është një nga lojtarët që po lë ndjesitë më të mira në këtë Kampionat Evropian. Spanjolli është duke u adaptuar me skemat e Luis Enrique dhe duket se emri i tij po qarkullon përsëri për të bërë një hap të madh këtë verë.

Sipas informacioneve të TodoFichajes, Real Madrid ka edhe një herë Dani Olmo në planet e tij. Lojtari ishte  një shënjestër e “galaktikëve” para se të mbërrinte në Gjermani, por më në fund Zidane nuk e pa të arsyeshme për t’u forcuar në mes të sezonit.

Tani një vit e gjysmë më vonë është kthyer në axhendën e klubit dhe nuk përjashtohet që ata të paraqesin një ofertë për Leipzig në javët e ardhshme.

Në çdo rast, Real Madrid dëshiron të përqendrojë përpjekjet e tij në operacionin Mbappé , kështu që pjesa tjetër e emrave do të mbetet gjithmonë në prapavijë. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2021 10:49