VIDEO/ Plagosi rëndë kryeministrin sllovak, dalin pamjet e autorit pas arrestimit, tregon pse e qëlloi

Mediat sllovake kanë publikuar pamjet e autorit 71-vjeçar, që plagosi me armë zjarri kryeministrin e vendit, Robert Fico.

Këto pamje janë regjistruar pasi ai është arrestuar, ndërsa referuar mediave të huaja, ka deklaruar se sulmin ndaj Robert Fico e ka kryer pasi nuk bie dakord me politikat e qeverisë së tij.

Autori është shkrimtari i njohur në vend, Juraj Cintula, ndërsa tashmë pritet që të merret në pyetje dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.

Nga ana tjetër, raportohet se Fico ndodhet në gjendje kritike për jetën./albeu.com


Shtuar 15.05.2024 20:32