VIDEO/ Kolumbia goditet nga tërmet 7.4 ballë, të lënduar dhe dëme të shumta, qytetarët dalin të alarmuar në rrugë

Një lëkundje sizmike me magnitudë 7.4 ballë goditi sot Kolumbinë, duke shkaktuar dëmtime në ndërtesa dhe plagosjen e disa personave.

Forca e tërmetit përhapi frikë te banorët, të cilët u larguan me nxitim nga godinat dhe dolën në rrugë, nga frika e shembjeve të mundshme dhe goditjeve të tjera sizmike.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tregojnë se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 115 kilometrash. Sipas Agjencisë Gjeologjike të Kolumbisë, epiqendra ishte në provincën Chocó, përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në Bogotá dhe Cali, ndërsa raportime për to pati edhe nga vendet fqinje, mes tyre Venezuela, Ekuadori dhe Panamaja. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se nuk kishte paralajmërim për cunami.

Në zonat e prekura, paniku u shoqërua me largimin e banorëve nga ndërtesat, ndërsa në rrugë ranë fragmente betoni dhe xhama. Pamjet e para të publikuara nga vendngjarja tregojnë qytetarë të tronditur, që përpiqen të distancohen nga hapësirat e rrezikshme.

Menjëherë pas lëkundjeve, banorët dhe ekipet e emergjencës shkuan pranë godinave të dëmtuara për të verifikuar nëse kishte persona të bllokuar ose të lënduar.

Dëmtime të mëdha u raportuan gjithashtu në Katedralen Metropolitane, ku pas tërmetit duket se është shembur një pjesë e kupolës.

Guvernatorja e provincës Chocó, Nubia Carolina Córdoba-Kouri, deklaroi se autoritetet janë të shqetësuara për mundësinë e lëkundjeve pasuese dhe se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve.

“Sapo kemi përjetuar një tërmet të fortë në provincën e Chocó-s. Jemi të shqetësuar për lëkundjet pasuese. Edhe pse epiqendra ishte pranë San José del Palmar, ka të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa në Quibdó”, u shpreh ajo.


Shtuar 10.08.2026 16:34

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomslotbaba girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibom