Vdekja e Khameneit pas sulmeve amerikane, djali i shahut të fundit të Iranit: Momentet e guximit ndryshojnë rrjedhën e kombeve

Reza Pahlavi, djali i shahut (mbretit) të fundit të Iranit, lëshoi ​​një deklaratë duke përshëndetur vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit.

Në një reawgim për gazetën Washington Post të botuar, Pahlavi shpreh mendimet e tij më gjerësisht, duke falënderuar së pari Presidentin e SHBA-së Donald Trump për deklaratën e tij drejtuar popullit iranian se “ora e lirisë suaj është afër”.

Ai shkruan se për gati gjysmë shekulli, Republika Islamike ka “përmbysur sovranitetin e fqinjëve, duke nxitur konflikte në të gjithë botën dhe duke ndjekur armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për t’i shpërndarë ato”.

Ai thotë se “krimet më të tmerrshme” të Republikës Islamike u kryen në vend, përfshirë mijëra protestues që u vranë gjatë një shtypjeje ndaj demonstruesve në janar.

Pahlavi thotë se rruga përpara e vendit duhet të përfshijë një kushtetutë të re të hartuar dhe ratifikuar me referendum, e ndjekur nga zgjedhje të lira me “mbikëqyrje ndërkombëtare”.

“Historia rrallë i njofton pikat e saj të kthesës paraprakisht. Por vijnë momente kur guximi, lidershipi dhe solidariteti mund të ndryshojnë rrjedhën e kombeve”, shkruan ai.


Shtuar 1.03.2026 08:37