Ukraina: Rusisë i kanë mbetur vetëm 6 avionë spiunë A-50

Rusisë i kanë mbetur vetëm 6 avionë spiunë A-50. Kështu ka deklaruar zyrtari ukrainas i mbrojtjes Kyrylo Budanov këtë të dielë.

Avioni Beriev A-50, është përdorur nga Rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Newsweek. Ai zakonisht fluturon me një ekuipazh deri në 15 persona dhe vlerësohet të kushtojë mbi 300 milionë dollarë për t’u prodhuar.

Të lidhura

None found

Deklarata e tij vjen pasi të premten, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar një A-50U mbi Detin Azov pranë qytetit të Primorsko-Akhtarsk. Pavarësisht këtyre pretendimeve nga zyrtarët ukrainas, blogerët ushtarakë rusë më vonë pohuan se ai “u rrëzua aksidentalisht”.

Newsweek shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga Budanov. Zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar apo mohuar ende pretendimet e Ukrainës për avionët e saj A-50.

Ndërkohë, qeveria ukrainase ka pretenduar se ka bërë hapa të rëndësishëm në shkatërrimin e pjesëve të tjera kyçe të pajisjeve ushtarake ruse.


Shtuar 26.02.2024 14:54