Trump: Ngushtica e Hormuzit do të shpallet territor i SHBA-së, bisedimet me Iranin mbeten në ngërç

Ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Iranin mbeten të bllokuara, presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një kërcënim: ai do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij në një akademi policie në Long Island, New York, Trump theksoi se ngushtica do të caktohet “shumë shpejt” si territor amerikan. Ai gjithashtu pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë dhe se asnjë anije nuk mund ta përshkojë këtë rrugë ujore pa miratimin e Washingtonit.

“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do ta shpall ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Trump.

Rreth një e pesta e naftës së transportuar nga deti në mbarë botën kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice, e cila radhitet ndër korridoret detare më jetike të planetit. Rrjedhimisht, çdo bllokim i lundrimit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për tregjet globale të energjisë.

Deklarata e Trump vjen në një kohë kur negociatat me Iranin kanë ngecur. Teherani nuk ka pranuar ta rihapë plotësisht ngushticën, e cila qëndron pothuajse e mbyllur që nga fillimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Kazem Gharibabadi, nënministri i Jashtëm i Iranit, reagoi në platformën X ndaj deklaratës së Trump. Ai theksoi se Irani nuk do të trembet nga kërcënimet apo shfaqja e forcës nga ana e SHBA-së. Sipas tij, vetëm Irani do të vendosë nëse ngushtica hapet apo mbyllet.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi deklaroi se Teherani nuk ka marrë ende ndonjë vendim për rifillimin e bisedimeve me Uashingtonin. Ai sqaroi se mesazhet e këmbyera nëpërmjet Katarit dhe Pakistanit nuk mund të konsiderohen negociata zyrtare.

Sipas Araqchit, takimet me Omanin janë fokusuar në përcaktimin e një korridori detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Teherani kërkon që Shtetet e Bashkuara të plotësojnë disa parakushte përpara se qarkullimi i anijeve të rifillojë normalisht.


Shtuar 15.08.2026 08:36

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetci girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom