Trump apo Harris? Ja çfarë parashikon sondazhi i fundit për dy kandidatët në SHBA

Kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit, Trump është një përqind përpara Harris, 48% me 47%, që do të thotë një fitore për secilin nga kandidatët në 5 nëntor.

Megjithëse fushata Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë Harris, ndërsa mendimet e tyre për Trump janë kryesisht të përcaktuara, shkruan Reuters.

28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Po ashtu ky sondazhi tregon se debati presidencial i së martës (10 shtator) mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur Harris zëvendësoi Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Shifrat e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga Neë York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut.

Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë midis dy kandidatëve.


Shtuar 8.09.2024 20:34