Një traget i mbingarkuar me njerëz që ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, u përmbys në lumin Busira në verilindje të Kongos.
Si pasojë, 38 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur, thanë zyrtarët dhe dëshmitarët okularë. Njëzet persona janë shpëtuar deri më tani.
“The Guardian” shkruan se mbytja e tragetit vonë të premten erdhi më pak se katër ditë pasi një varkë tjetër u përmbys në verilindje të vendit.
“Trageti po udhëtonte si pjesë e një kolone anijesh të tjera dhe pasagjerët ishin kryesisht tregtarë që ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje”, tha Joseph Joseph Kangolingoli, kryebashkiaku i Ingende, qyteti i fundit në lumë përpara vendit të aksidentit.
Zyrtarët kongolez, shpesh kanë paralajmëruar kundër mbingarkesës së anijeve dhe janë zotuar të ndëshkojnë ata që shkelin masat e sigurisë në lumenj.
Megjithatë, në zonat e largëta shumë njerëz nuk mund të përballojnë transportin publik në ato pak rrugë të disponueshme.
Të paktën 78 persona u mbytën në tetor kur një varkë e mbingarkuar u mbyt në lindje të vendit, ndërsa 80 humbën jetën në një aksident të ngjashëm pranë Kinshasës në qershor.